Pas gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj, edhe Prokurori i Krimeve të Rënda të Tiranës, Dritan Prençi, pritet të kalojë me sukses Vetting-un. Nga hetimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, Prençi, prokuror i Dosjes “Tahiri”, rezultoi me pasuri modeste. Kandidati për Këshillin e Lartë të Prokurorisë ishte i pranishëm në seancën e sotme, që pasoi atë të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Islamaj. Prokurori kërkoi konfirmimin në detyrë, ndërsa vendimi jepet më 7 Qershor, në orën 10:30. Trupa gjykuese përbëhet nga Genta Tafa (Bungo), Pamela Qirko e Suela Zhegu.