Rajoni

Drogë dhe mijëra euro, arrestohet në Greqi familja shqiptare

Një operacion i policisë greke në Selanik, goditi një grup të trafikut të drogës. Nga ky operacion u arrestuan dy vëllezër shqiptarë, të moshës 29 dhe 25-vjeç, ndërsa në pranga gjithashtu ranë edhe dy bashkëshortet e tyre po ashtu shqiptare, të moshës 23 dhe 30-vjeçe. Nga kontrollet e ushtruara u gjeten dhe sekuestruan 50 kg marijuanë, si dhe 9700 euro. Vijojnë hetimet.