Showbiz

Dua Lipa një mesazh për të gjithë ata që shkruajnë negativisht në rrjetet sociale

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare Dua Lipa duket se e ka kaluar fundjavën duke u dhënë një mesazh të gjithë atyre që lënë komente negative në rrjetet sociale.

Në një sërë postimesh në Twitter, 23-vjeçarja u shpreh se është lodhur nga komentet negative nga të cilat ndikohet ashtu si të gjithë ne pasi në fund të ditës, edhe pse e famshme ajo është po aq njerëzore.

“Më ka ardhur në majë të hundës duke parë se si i krahasojnë femrat me njëra-tjetrën apo vënë në pah rrudhat e tyre. Të njejtët njerëz që lënë këto komente janë po ata që flasim për feminizmin dhe se si femrat duhet të mbështesin njëra-tjetrën” ,-shkroi ajo ndër të tjera.

Më pas këngëtarja ka shtuar se nëse dikush ju mërzit me komente të tilla duhet t’i bëni ‘unfollow’ ose ‘block’ pasi në fund të ditës të gjithë duhet të përpiqen të mbrojnë zemrën e tyre nga ky negativitet kaq i madh.