Showbiz

Dua Lipa triumfon sërish, rrëmben 3 çmime në “LOS 40 Awards”

Dua Lipa ishte e mahnitshme në tapetin e kuq të ceremonisë vjetore të ndarjes së çmimeve latine “LOS 40 Awards”.

E veshur me një fustan plot ngjyra dhe bizhu të rënda, ajo u cilësua si këngëtarja ndërkombëtare që u shfaq me më shumë detaje latine në tapetin e kuq të këtij eventi.

Sikur të mos mjaftonte kjo, këngëtarja me origjinë shqiptare u vlerësua edhe me 3 çmime të rëndësishme për hitin që katapultoi karrierën e saj, “New Rules”.

“Çfarë nate!!! 3 çmime!!! Artistja më e mirë ndërkombëtare, albumi më i mirë ndërkombëtar dhe kënga më e mirë ndërkombëtare të gjitha falë ‘New Rules'” ,-shkroi e emocionuar 23-vjeçarja në Instagram.