Gossip Showbiz

“Dua të bëhem baba!” Kristi Lamaj zbulon dëshirën e madhe pas Big Brother VIP Albania?

Pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP, Kristi Lamaj ka folur hapur për planet e tij personale dhe profesionale, duke surprizuar me rrëfimin për një dëshirë të madhe në jetën e tij: të bëhet baba.

I ftuar në emisionin Ftesë në 5, ish-banori u shpreh se ndodhet në një fazë të jetës ku familja ka marrë një rëndësi edhe më të madhe për të, duke e cilësuar atë si gjënë më të shtrenjtë dhe të paprekshme.

Vjen një periudhë kur gjërat vijnë vetë, kështu qenka jeta. Dua të bëhem baba. Është një dëshirë që vjen me moshën. Pastaj fillon të logjikosh: familja është gjëja më e veçantë për mua, pika ku nuk doja të prekesha kurrë. E kam thënë edhe aty brenda, mos guxo të më prekësh familjen, ajo është vija e kuqe. Nuk ka fare lidhje profesioni me familjen. Profesioni im të do larg, të investuar dhe të përkushtuar

-u shpreh ai.

Kristi zbuloi gjithashtu se gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP ka kaluar shpesh momente reflektimi, duke zhvilluar biseda me veten dhe duke menduar për njerëzit e tij të dashur për të mbajtur lidhjet emocionale të forta.

Ai tregoi se, edhe pse ishte i rrethuar nga banorë që i konsideronte kundërshtarë, në mendjen e tij komunikonte vazhdimisht me personat më të afërt, duke gjetur forcë dhe këshilla për rrugëtimin e tij.

Në fund, Kristi theksoi se eksperienca e tij ka sjellë një frymë të re edhe në muzikën popullore, një tjetër aspekt ku ai synon të lërë gjurmë.