Film & Tv Showbiz

U përjashtua nga BBV pas largimit nga muri, Kristi Lamaj në “Fan Club”: Kjo ishte mënyra që të dilja i larë në flori!

Ish-banori i “Big Brother VIP”, Kristi Lamaj, i ftuar në “Fan Club” ka folur për përjashtimin e tij nga programi, pas daljes nga muri.

Ai u shpreh se kjo ishte mënyra e vetme që të dilte i pastër nga loja e banorëve aty brenda, që u shpreh se nuk po i pëlqen.

“Shtëpi magjike, kushte të jashtëzakonshme dhe ishte një nga ato momente të jashtëzakonshme. Mendoj që është cikël jetësor edhe ajo që ndodh në BBV. Nuk mendoja se kishte një ndasi, të jetuarit aty dhe mënyra se si do të luaje ishte pa ndarje.

Unë dhashë jetën aty, ka një lindje dhe një vdekje. Në përfundim shpresoj që të mbahem mend. Nuk pretendoj të dal i larë në flori nëse zhytësh në llum. Kjo ishte mënyra që të dilja i larë në flori”, tha Kristi Lamaj.