Flamurtari dhe Tirana do të masin sot forcat në Vlorë. Sfida nis në orën 16:30 dhe vlen për javën e 12-të të Superiores.
LEXO EDHE: Egnatia me 5 yje, rrogozhinasit dhurojnë “show” kundër Bylisit në shtëpi
Bardheblutë e drejtuar nga Ardian Nuhiu i bëjnë llogaritë vetëm për fitoren. Asnjë rezultat tjetër nuk bën punë, duke qenë me vetëm 6 pikë në fundin e tabelës.
Flamurtari ndërkohë ndodhet po ashtu në zonën e ftohtë. Kuqezinjtë e drejtuar nga Moriero numërojnë 2 pikë më tepër se Tirana.
LEXO EDHE: Mbrojtës kuqezi pritet t’i nënshtrohet një operacioni që do ta mbajë gjatë jashtë fushe!
Të dy trajnerët kanë vendosur për formacionet zyrtare.
FORMACIONET ZYRTARE
Tirana: Tafas, Vera, Dembele, Fernandez, De Freitas, Haxhiu, Valerianos, Zhunior, Falaje, Ismajli, Meta
Trajner: Ardian Nuhiu
Flamurtari: Aleksovski, Murataj, Telushi, Veiga, Oshafi, Marku, Kristian, Bangali, Todoroski, Cantakias, Maksuti
Trajner: Françesko Moriero