Tentohet të digjet Kisha Katolike Domenikane në Durrës. Sipas policisë, persona të panjohur tentuan t’i vënë zjarrin derës kryesore të objektit të kultit që ndodhet në zonën e Ish Kënetës. Autorët kanë përdorur mjete rrethanore, si goma e letra për të ndezur zjarrin që dëmtoi vetëm pjesën hyrëse të kishës. Famulltari Bernard Caurana, e konsideroi një akt të qëllimshëm, por pa mundur të ngrejë dyshime mbi persona konkretë.