Së fundmi gazetarët investigativë rusë kanë raportuar se presidenti rus Vladimir Putin është i interesuar për mjekësinë alternative. Përshembull, dushin me ekstraktin e brirëve të drerit. Lajmin e bën të ditur investigimi i medias ruse “Project”, i cili i kushtohet 70-vjetorit të Putin-it. Pas shqyrtimit të kontratave, gazetarët e “Project” dolën në përfundimin se në vitet 2016-2017 presidenti shoqërohej mesatarisht nga pesë mjekë.

Në nëntor të vitit 2016, Putin nuk u shfaq në publik për pesë ditë dhe gjatë kësaj periudhe, 12 mjekë u vendosën në sanatoriumin e Sochi-t. Deri në vitin 2019, shkruan gazeta, Putin shoqërohej mesatarisht nga 9 mjekë. “Projekti” vëren se onkologu Yevhen Selivanov, i cili gjithashtu merrej me problemet e tiroideve, shpesh udhëtonte me presidentin.

Publikimi raporton gjithashtu për interesin e Putinit për banjot me antler (brirët e drerit). Sergei Shoigu, asokohe kreu i Ministrisë së Emergjencave, ishte i pari në elitën ruse që u interesua për banjot me brirë dreri. Ai e solli presidentin rus në Altai për herë të parë dhe e bindi për përfitimet e procedurës e cila përmirëson sistemin kardiovaskular dhe rinovon lëkurën.

Putin, i cili filloi të mendojë më shumë për shëndetin, gjatë një udhëtimi u zhyt në një vaskë me një zierje të brirëve të drerëve, e cila lëshon një erë specifike. Një i njohur i presidentit pretendon se ai ishte paralajmëruar se nuk ka asnjë provë bindëse për përfitimet e dushit me antler.
Së fundmi, Putin ka nënshkruar një dekret ku thuhet se blerësit e huaj duhet të paguajnë në rubla për gazin rus nga 1 prilli dhe kontratat do të ndërpriten nëse këto pagesa nuk do të kryhen.
Për të blerë gazin natyror rus, ata duhet të hapin llogari në rubla në bankat ruse. Nga këto llogari do të bëhen pagesat për gazin e dorëzuar duke filluar nga nesër. Nëse pagesat e tilla nuk bëhen, ne do ta konsiderojmë këtë një falimentim nga ana e blerësve, me të gjitha veprimet që pasojnë. Askush nuk na shet asgjë falas dhe ne nuk do të bëjmë as bamirësi, domethënë kontratat ekzistuese do të ndërpriten.