Krahas faktit që janë me origjinë shqiptare dhe që kanë krijuar një miqësi shumë të ngushtë me njëra-tjetrën, Dua Lipa dhe Bebe Rexha janë edhe artiste mjaft të talentuara.
Duhet të theksojmë se ky ka qenë një vit shumë i suksesshëm për vajzat pasi ato jo vetëm që kanë frymëzuar e pushtuar industrinë e muzikës me projekte muzikore që janë shndërruar në hite por kanë rrëmbyer edhe një sërë çmimesh në evente të ndryshme.
Së fundmi, ato janë shfaqur së bashku në taperin e kuq të ceremonisë së ndarjes së çmimeve të “Variety Hitmakers Brunch 2018”. Bebe Rexha u vlerësua me çmimin tekstshkruesja më e mirë ndërsa 23-vjeçarja Dua Lipa rrëmbeu kupën e artistes më të mirë të vitit.