Atentat i përgjakshëm në qendër të Kabulit. Dy shpërthime të fuqishme shkaktuan të paktën 21 viktima në kryeqytetin afgan, pranë Agjencisë së Inteligjencës, si dhe në afërsi të Ministrisë së Zhvillimit Urban. Burime zyrtare flasin për 27 të plagosur, disa prej tyre në gjendje të rëndë. Autoritetet i druhen rëndimit të bilancit. Ende askush nuk e ka marrë përsipër autorësinë e sulmeve.