Dy shqiptarët e arrestuar në Spanjë me 1 ton kokainë dyshohet se kanë pasur njohje me Arbër Çekajn pronarin e kompanisë porositëse të ngarkesës me banane ku ishin futur 613 kg kokainë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Dritan Gradica dhe Julian Deblini, dyshohet se kanë pasur njohje me Çekajn, pasi kanë qenë pjesë e të njëjtës linjë të trafikut të drogës nga Kolumbia. Policia spanjolle është në pritje të dosjes që po përpunohet nga ekspertët shqiptarë të Antidrogës.