Dy vëllezër të lënduar në Tiranë, njëri prej tyre kishte plagë nga armë zjarri. Dy të rinjtë me banim në Laç, u paraqitën në spital herët në mëngjes.
Nga deklarimet paraprake, thanë se janë sulmuar nga persona të panjohur në rrugën “Faik Konica”, jashtë ambientit të një subjekti.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Vëllezërit, banues në Laç, u paraqitën rreth orës 03:00, për ndihmë mjekësore ku K.Rr.(L.), ishte dëmtuar me armë zjarri në këmbë dhe vëllai i tij, K.G.(L.), u shfaq me këmbë të ndrydhur.
Nga deklarimet paraprake, dy të rinjtë thanë se janë sulmuar nga persona të panjohur në rrugën “Faik Konica”, jashtë ambientit të një subjekti. Autoritetet bëjnë me dije se dy vëllezërit janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.