I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë Ksenofon Ilia, drejtues i Institucionit të Gjuhës së Trupit, psikolog klinik, këshillues familjar. Ai ka folur më shumë për Ditën e të Dashuruarve, tradhtitë dhe sjelljet në çift këtë ditë, por jo vetëm…
Nisur nga gjuha e trupit, si ta kuptojmë që partneri nuk po mendon shumë për ne, por e ka mendjen diku tjetër, nëse është mes dy zjarreve, ose është duke na tradhtuar?
Nuk mund të themi dot tradhti, por që nuk na jep vëmendjen e duhur, është shenja dalluese e parë.
Nëse dalim për Shën Valentin, kush janë lëvizjet e trupit që ne duhet të vëmë re, për të kuptuar që partneri nuk është plotësisht i dedikuar tek ne?
Ne kur flirtojmë me dikë, ne meshkujt mendojmë se e nisim ne lojën të parët. Nuk e nisim ne, e nisin vetëm femrat. Nëse ato duan që të nisin lojë, ato e nisin. Pa dhënë shenjë ajo, ne nuk bëjmë dot asgjë, rrimë si guhakë. Ne nuk jemi aq të vëmendshëm, ato janë më të zgjuara se ne. E zgjedhin prenë e tyre, i dërgojnë sinjale me gjuhën e trupit të tyre, duke të parë, duke buzëqeshur, duke lëvizir flokët e tyre, duke shpalosur qafën e tyre, duke zbuluar supin e tyre, nëse do kenë mundësi, duke drejtuar trupin nga ai që ato dëshirojnë dhe duke hedhur vështrime të bukura, të ëmbla. Nëse ai nuk e kupton këtë, atëherë mbyllet ky çelës dhe shikojmë dikë tjetër. Pavarësisht dëshirës që mund të ketë dikush tjetër, janë të tjerë ata që ngrihen me qëllimin ‘se do gjuaj’. Nuk gjuajnë djemtë, nuk munden dot, po nuk i dha shenjë vajza. Është e pamundur. Ajo që mund të dallojmë që ai tjetri nuk ka vëmendjen tek ne, përshembull vajza nëse sheh që mashkulli nuk e ka vëmendjen tek ajo, por edhe ajo tek ai, këtu fillojnë ato dyshimet e vogla që japin me gjuhën e trupit, atë mosdashjen, jo tradhtinë, sepse këtu nuk kemi tradhti. Por ai që është i dashuruar, e ka syrin dhe mendjen tek ajo, i nxjerrin sytë shkëndija, ai merr frymë njësoj me atë, ka një ritëm tjetër, buzëqeshja e tij shkon vesh më vesh, dalin dhëmbët jashtë…