Ajo është një nga moderatoret më të dashura për publikun shqiptar. E kemi fjalën për Dojna Mema-n e cila së fundmi ka realizuar një InstaStory në Instagram ku i fton ndjekësit që t’i bëjnë pyetje. Mesa duket një pyetje që kishte lidhje me ish-konkurrenten e “Për’puthen”, Tea Trifoni-n e ka mërzitur bukuroshen. Ndjekësi e pyet:
Meqë e ndjek Tean në Instagram, çfarë mendon për të dhe a e meriton ajo gjithë këtë urrejtje?
Dhe ja si zgjedh Dojna t’i përgjegjet pikërisht kësaj pyetjeje:
E keni bërë Tean si me qenë “Hitler”. Nuk ju vijnë të këqijat nga Tea jo, shihni përreth se ka shumë çështje të rëndësishme për të cilat duhet të revoltohemi. Jetoni dhe lini të tjerët të jetojnë.

Rikujtojmë se Tea ka qenë një ndër personazhet më të komentuar pas daljes së saj nga emisioni shumë i diskutuar, “Për’puthen”. Vetëm pak pasi publikoi lidhjen e saj me ish-konkurrentin Beart Rexhepi, ata i dhanë fund romancës së tyre.
Së fundmi në platformën e re me pagesë të aplikacionit “Për’puthen”, aktivizimi i të cilit bëhet kundrejt një pagese prej katër eurove, Tea ka rrëfyer historinë e ndarjes së saj nga Bearti, ku ky i fundit nuk është ndierë aspak mirë pasi e ka dëgjuar.
Mirëpo, duket se kjo ndarje po i shërben mjaft mirë bukuroshit nga Kosova pasi së fundmi ai ka marrë jo 1 por pa fund kërkesa nga vajzat për t’u lidhur me të. Ai ka publikuar një Insta Story pyetjen e një fanseje e cila i kërkon publikisht që të lidhen bashkë.