Botë e Çuditshme

E mbushur me kanabis, e moshuara përfundon në spital pasi konsumoi tortën e dasmës!

Dy të ftuar në një dasmë, duke përfshirë një gjyshe, u shtruan në spital pasi provuan disa ëmbëlsira të mbushura me drogë. Gjyshja, e cila ka zgjedhur të mbetet anonime, ka qenë pa ndjenja për 12 orë pasi konsumoi ushqimin, ndërsa personi tjetër u dërgua me urgjencë në spital. Dasma në fjalë u zhvillua në Torquay dhe gjithçka po shkonte mirë derisa u hëngrën ëmbëlsirat, të cilat ishin bërë me kanabis.

Pas kësaj, e gjithë dita u kthye në kaos. Gjyshja shprehet se:

Në mes të dasmës dhe pritjes, në tavolinë vendoseshin në mënyrë të rastësishme disa torta, të cilat përmbanin drogë. Sikur ta dija, nuk do ta kisha prekur kurrë një të tillë. Gjithçka ndodhi shumë papritur. Një minutë isha mirë dhe më pas i thashë njërit prej anëtarëve të familjes sime se nuk ndihem shumë mirë. Është e tmerrshme të mendosh se autori u ul dhe e pa të gjithë pa u shqetësuar dhe më pas u zhduk pa asnjë përgjegjësi. Kjo përvojë ka qenë një alarm masiv.

Personi që ishte përgjegjës mendohet se është larguar nga vendi i ngjarjes pasi ka kryer krimin. Rikujtojmë, se policia në Florida ka arrestuar së fundmi një nuse dhe shefin e kompanisë së kateringut pasi zbuloi se kishin shtuar kanabis në ushqimin që shërbyen në dasmë. Policia u thirr në dasmë për të ndihmuar të ftuarit të cilët thanë se po ndjeheshin të droguar. Danya Svoboda dhe shefi i kompanisë së kateringut, Joycelyn Bryan po përballen me akuza për neglizhencë dhe shpërndarje të marijuanës.