Një 31-vjeçar u arrestua në Tiranë, pasi u kap me fara kanabisi në mjetin e tij, gati për t’i shitur. Ai u prangos gjatë operacionit të koduar “Procesi”, ku pas kontrolleve në Rrugën e Dafinave në mjetin tip “Benz” me të cilin po lëvizte iu gjetën të fshehura në një qese 1000 fara kanabisi.
Në pranga përfundoi 31-vjeçari R.A., ndërsa farat narkotike dhe automjeti u sekuestruan si prova materiale.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore.