Një 24-vjeçar u arrestua sot në Portin e Durrësit, i akuzuar për trafik të lëndëve narkotike.
Sipas Policisë, i riu u prangos në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare, në hyrje të Shqipërisë, pasi në furgonin e tij u gjetën 3 mijë e 250 fara kanabisi.
Po ashtu, gjatë kontrollit, uniformat blu gjetën edhe një pajisje që dyshohet se përdoret për kultivimin e bimëve narkotike. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.