Një ajsberg i rrallë i zi është parë në brigjet e Labradorit, Kanada, duke çuar në debate të ashpra në rrjete sociale në lidhje me origjinën dhe historinë e tij. Imazhi u kap për herë të parë nga një peshkatar i quajtur Hallur Antoniussen, i cili po peshkonte karkaleca në Carbonear muajin e kaluar. Në bordin e anijes së tij të peshkimit Saputi, Antoniussen mbeti i shtangur nga ajsbergu i zi që lundronte.
“Kam parë ajsbergë. Por ky është krejtësisht ndryshe. Nuk është vetëm se është krejt i zi. Ai është pothuajse në formë diamanti”-tha Antoniussen. Ndërsa fotografia u bë virale, përdoruesit e rrjeteve sociale u mahnitën nga veçantia e ajsbergut, ndërsa të tjerë u përpoqën të dilnin me një teori rreth ngjyrës së tij. “Kam parë shumë ajsbergë të mëdhenj, por kurrë një të zi”-tha një përdorues.

Shkencëtarët paralajmërojnë se Arktiku mund të jetë burimi i pandemisë së ardhshme, për shkak të rrezikut që vjen nga “virusët zombi” të ruajtur për mijëra vite në akullnajat dhe permafrostin e ngrirë. Një studim i ri thekson se ngrohja globale po shkrin barrierat natyrore mes ekosistemeve, kafshëve dhe njerëzve, duke rritur ndjeshëm mundësinë e shpërthimit të një sëmundjeje të re.
Dr. Khaled Abass nga Universiteti i Sharjah thotë: “Ndryshimet klimatike nuk po shkrijnë vetëm akullin por edhe kufijtë mes botës së egër dhe njerëzve”. Ai paralajmëron se me shkrirjen e permafrostit, mund të çlirohen viruse ose baktere të lashta, të cilat mund të infektojnë njerëzit dhe të shkaktojnë pasoja të paparashikueshme.