Aktualitet

E premte me kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët, si edhe me alternime vranësirash kalimtare, duke filluar nga orët e mesditës deri në të pasdites. Në relievet malore të vendit, vranësirat janë hera-herës deri të dendura kalimtare, shoqëruar me reshje shiu të izoluara e të dobëta.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim, me shpejtësi mesatare 1-7 m/sek ndërsa përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi 8-12m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
13/22
Diell pak re

Kukës
11/22
Diell re

Lezhë
14/22
Diell pak re

Dibër
11/21
Diell re

Durrës
14/25
Diell pak re

Tiranë
15/27
Diell pak re

Elbasan
12/27
Diell re

Berat
12/27
Diell pak re

Vlorë
12/25
Diell pak re

Korçë
8/18
Diell re

Gjirokastër
7/25
Diell re

Sarandë
14/22
Diell pak re