Këtë të mërkurë, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet me vranësira, që pas orëve të mëngjesit vijnë në pakësim.
Reshjet e shiut me intensitet të ulët ishin prezente që në orët e para, në veri dhe qendër të vendit. Lokalisht kishte shtrëngata shiu, shoqëruar me shkarkesa eleketrike dhe breshër.
Gjatë ditës, reshjet e shiut me intensitet të ulët lokalizohen vetëm përgjatë relieveve malore. Në mbrëmje ka ndërprerje të tyre në të gjithë vendin.
Era fryn me drejtim veriperëndim-verilindje, me shpejtësi mesatare 7 m/s dhe hera-herës pritet të fitojë shpejtësi deri në 15 m/s. Valëzimi në det është i forcës 2-4 ballë.