Aktualitet

E rëndë në Fier, lëndohet një foshnjë nga zjarri në banesë!

Një ngjarje e rëndë u regjistrua në Fier, ku një foshnjë vetëm 2 muajshe u lëndua pas një zjarri të rënë në banesën e familjes. Ngjarja ndodhi në lagjen “15 Tetori” të qytetit jugor, si pasojë e një shkëndije elektrike.  Ndërsa vijon hetimet, policia njofton se foshnja ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi zyrtar i uniformave blu:

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi në lagjen “15 Tetori”, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit L.L., dhe për pasojë është dëmtuar një fëmijë 2 muajsh.

Foshnja ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.