Rajoni

Horror në Kosovë, ndërron jetë foshnja i lindur në tualet nga një 20-vjeçare!

Ngjarje e rëndë në Ferizaj të Kosovës, ku një foshnjë e porsalindur humbi jetën pak orë pasi kishte ardhur në jetë, tualetin e shërbimit të emergjencës.

Ngjarja ndodhi dy ditë më parë, më 5 maj, kur një 20-vjeçare dyshohet se lindi fëmijën që u gjet në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.

Edhe pas ndërhyrjes së stafit mjekësor, për fat të keq, foshnja nuk arriti të mbijetojë.

20-vjeçarja përballet me akuzat për “Vrasjen e foshnjës gjatë lindjes”, ndërsa trupi i pajetë u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore.