Showbiz

“E shëmtuar dhe e shtrenjtë”, kështu e konsiderojnë fansat linjën më të re të veshjeve të Justin Bieber

Pak ditë më parë këngëtari kanadez Justin Bieber ka lançuar linjën e tij të parë të veshjeve “Drew House”, titulli i të cilit është marrë nga emri i tij i mesit.

Nuk ka kaluar shumë dhe fansat kanë shprehur pakënaqësitë e tyre kundrejt veshjeve që kjo linjë ofron. Fansat kanë reaguar me irritin në Twitter duke theksuar se këto rroba duken si një imitim i keq i linjës së Kanye West.

Bluzat dhe pantallonat uniseks kanë një ngjyrë të shëmtuar dhe janë shumë të shtrenjta. Ato variojnë nga 48 dollarë në 148 dollarë pala dhe fansat mendojnë se Bieber duhet ta ndryshojë menjëherë këtë gjë.