Gossip Showbiz

“E shoh si djalin tim!” Babai i Selin flet për raportin e vajzës së tij me Gimbo dhe mesazhin për Gretën!

Babai i banores së Big Brother VIP Albania, Toni Bollati, ka folur së fundmi për raportet e vajzës së tij Selin me banorët e tjerë të shtëpisë, gjatë një lidhjeje të drejtpërdrejtë në emisionin Fan Club Big Brother VIP Albania.

Ai u ndal veçanërisht te marrëdhënia e Selinit me Gimbo, për të cilin u shpreh se e konsideron si djalin e tij për aq kohë sa qëndron pranë vajzës së tij.

Gimbon e shoh, pa hequr asnjë presje, njësoj si djalin tim, për aq kohë sa do jetë në krah të vajzës sime. Do bëj të njëjtën gjë që mund të bëjë një prind për vajzën apo djalin e tij dhe në këtë rast edhe për Gimbon

-tha ai.

Bollati shtoi se do t’i mbështesë të dy dhe u bëri thirrje edhe familjes së Gimbos dhe publikut që ta mbështesin në televotim.

Unë do t’i mbështes dhe i kërkoj familjes së Gimbos të mbështesë djalin e tyre, si edhe publikut të Kosovës që ta mbështesë në këtë televotim të vështirë. Nëse loja është e sinqertë, Gimbo do vazhdojë të jetë aty brenda me vajzën time. Unë e dua shumë Gimbon

-u shpreh ai.

Ndërkohë, ai foli edhe për Greta, e cila u largua së fundmi nga shtëpia e Big Brother VIP Albania. Sipas tij, pas daljes nga shtëpia ka pasur komunikim me të dhe i ka dhënë mbështetjen e tij.

Familja ime është shumë e madhe. Për aq kohë sa është nusja ime, ajo është shtylla e shtëpisë. Kam folur me Gretën dhe i kam dhënë mbështetjen time maksimale. I kam thënë: ‘të do babi fort’

-tregoi ai.