Babai i banores së Big Brother VIP Albania, Selin, ka reaguar ashpër gjatë një lidhjeje telefonike në emisionin “Big Brother VIP Albania Fan Club”, ku komentoi lojën e vajzës së tij në reality show dhe deklaratat e bëra nga Rogerti, i cili kishte pretenduar se ai ndodhej në burg.
I pyetur nga moderatorja nëse i qëndron ende deklaratave që kishte bërë më herët për Miri, ai u shpreh se nuk është penduar aspak dhe se do t’u qëndrojë atyre fjalëve deri në fund.
Unë në këto momente ndodhem si kokrra e mollës, ashtu siç ka thënë edhe vajza ime. Jam në South Africa. Jam shumë mirë dhe mund të bëjmë edhe një video call që ta shihni vetë. Për deklaratën që kam bërë për Mirin nuk jam pishman, zero. I qëndroj fjalëve të mia deri në vdekje
-tha ai.
Më tej, ai foli edhe për qëndrimin e vajzës së tij ndaj Mirit brenda shtëpisë së “BBV”, duke theksuar se Selin është një person që mban fjalën dhe besën.
Sipas tij, ajo nuk e kishte nominuar Mirin për një kohë të gjatë, sepse i kishte dhënë besën në fillim të programit dhe kishte vendosur ta respektonte atë.
Selin është njeri i besës dhe në asnjë moment nuk e nominoi Mirin deri sa e pa se si ishte e vërteta. Ajo e mbajti besën që i dha në fillim të programit deri në fund, derisa kuptoi që ai e kishte keqpërdorur
-u shpreh ai.
Megjithatë, babai i saj tha se nuk dëshiron të flasë më për këtë situatë dhe për personin në fjalë.
Mos më bëni më pyetje për atë. Kam neveri për atë person dhe nuk dua të flas më për të, që t’i jap edhe më shumë vlerë
-shtoi ai.
Në fund të reagimit të tij, ai theksoi se është shumë krenar për vajzën e tij dhe mënyrën si ajo u soll në lojë.
Unë jam shumë krenar për vajzën time, për mua ajo është mbretëreshë
-përfundoi ai.