Një deklaratë e fortë është bërë së fundmi nga Toni Bollati, babai i banores së Big Brother VIP Albania, Selin. Ai reagoi gjatë një interviste në emisionin “Fan Club Big Brother VIP Albania” në Top Channel, ku foli për situatën e krijuar mes vajzës së tij dhe Rogert.
Bollati u shpreh se nuk e njeh Rogertin dhe se nuk kishte dëgjuar kurrë për të para se ai të bëhej pjesë e reality show-t. Ai gjithashtu hodhi poshtë pretendimet se ndodhet në burg.
Rogertin nuk e njoh dhe nuk kam dëgjuar ndonjëherë për të. Po ju them që ajo mund të ketë thënë shumë gjëra, por jo diçka që nuk qëndron. Kjo gjëja e burgut e kam sajuar unë
-u shpreh ai.
Më tej, ai shtoi se nuk beson se do të ketë ndonjëherë një takim me Rogertin, por i dërgoi një mesazh babait të tij përmes medias.
Sipas Bollatit, ofendimet ndaj vajzës së tij janë të papranueshme dhe ai i bëri thirrje familjes së Rogertit që ta shohë këtë çështje sipas ligjeve të Kanunit.
Me Rogertin nuk besoj se do takohem. Përmes jush i çoj fjalë babait të tij që ta shohë këtë punë sipas ligjeve dhe kanuneve, sepse kur një vajzë shahet më shumë se dy herë, ke ofenduar burrin, babanë, dajat dhe gjithë familjen e saj. Kaq kisha për këtë Rogertin
-tha ai.
Kjo deklaratë vjen pasi Rogerti kishte pretenduar brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania se tezja e Selinit i kishte thënë se babai i saj ndodhej në burg, një pretendim që është mohuar menjëherë nga vetë Selin.