Showbiz

E traumatizuar nga menaxheri i saj, Britney Spears kërkon urdhër ndalimi

Këngëtarja e famshme Britney Spears ditën e djeshme është fotografuar për herë të parë që pas kërkesës për urdhër ndalimi kundrejt ish-menaxherit të saj Sam Lutfi.

Në dokumentet e paraqitura në gjykatën e Los Angeles shkruhej se këngëtarja është e traumatizuar nga kërcënimët e Lutfit duke rënduar gjendjen e saj mendore.

Gjithashtu thuhej se ish-menaxheri e ka kërcënuar Spears gjatë kohës që ishte në rehabilitim po ashtu edhe familjen e saj.

Në urdhërin e ndalimit thuhet se 44-vjeçari duhet të qëndrojë 182 metra larg Britney dhe familjes së saj.