Aktualitet Rajoni

“E vrava se isha xheloz”, zbardhet dëshmia e shqiptarit që i mori jetën gruas! E fshehu trupin në papafingo, teksa dy fëmijët e tyre…

Një vrasje brutale ka ndodhur në Ambelokipi të Athinës.
Sipas informacioneve, një burrë me origjinë shqiptare  dhe ka lajmëruar policinë duke thënë se e ka vrarë dhe se e ka në papafingo prej një jave trupin e pajetë, raporton korrespondenti i Top Channel Artur Bibe.

Vrasja ka ndodhur në rrugën Lakonias 19, në Ambelokipi. Burri thirri autoritetet për të shkuar në banesë dhe për të gjetur kufomën.

Telefonata ka ardhur rreth orës 18:00 dhe menjëherë pas njoftimit, forcat e policisë janë nisur drejt vendngjarjes. Sapo ata janë futur në banesë, kanë ndjerë një aromë të rëndë dhe, pasi janë ngjitur në papafingo, kanë gjetur çanta të zeza ku ishte fshehur trupi i gruas.

39-vjeçari ka thënë se e ka vrarë duke e qëlluar me grushte dhe me çekiç, teksa fëmijët ishin në shkollë.

Raportohet se motiv për ngjarjen tronditëse ka qenë xhelozia e bashkëshortit, ndërsa mësohet se gjatë gjithë këtyre ditëve, fëmijët lëviznin nëpër shtëpi pa e ditur se trupi i nënës ndodhej i fshehur aty.