Tanya Fear, e cila luajti në serialin e njohur “Doctor Who” në vitin 2018, u pa për herë të fundit të enjten, kur familja e saj raportoi se ajo ishte zhdukur në policinë e Los Angeles-it. Një poster e artistes së zhdukur që qarkullon në mediat sociale thotë se aktorja u zhduk në “LA/Hollywood Bowl area”.
Tashmë raportohet se aktorja është gjetur nga policia. Këtë lajm e ka konfirmuar së fundmi familja e saj. Autoritetet në Los Angeles kanë thënë se Tanya ishte gjetur shëndoshë e mirë. Aktorja e “Doctor Who”, e cila u raportua e zhdukur tre ditë më parë kishte humbur gjurmët me familjarët në mënyrë misterioze.
Ajo ishte parë për herë të fundit duke lënë apartamentin e saj në Hollywood Bowl, në Los Angeles më 9 shtator. Në një llogari në Twitter e drejtuar nga miqtë e aktores, thuhej:
Është kënaqësi dhe lehtësim të themi se Tayna është gjetur e sigurt nga policia sot. Ajo nuk është dëmtuar fizikisht, por si masë paraprake po vlerësohet në një spital lokal. Dëshirojmë të falënderojmë policinë, publikun për përpjekjet e tyre për të gjetur Tanya-n, si dhe mbështetjen e madhe gjatë ditëve të fundit. Familja e Tanya është e lehtësuar dhe jashtëzakonisht mirënjohëse.
Në lidhje me zhdukjen e saj misterioze, nuk janë bërë publike informacione të tjera. E ndërsa ende nuk është bërë i ditur shkaku i vërtetë i humbjes së saj prej disa ditësh apo arsyet që ajo tashmë gjendet në spital.