Sport

E zyrtarizon FIFA! Hapet drita e gjelbër për Etnik Brrutin, tashmë është një futbollist i Shqipërisë

Merr fund “telenovela” e kalimit të mesfushorit Etnik Brruti nga Kosova te Shqipëria. Që nga sot, mesfushori është edhe zyrtarisht nga ana burokratike pjesë e kuqezinjve, pasi është finalizuar transferimi i federatës edhe nëpërmjet FIFA-s.

LEXO EDHE: Përgatitjet ndaj Anglisë! Bajrami dhe Asllani të bindur se do të kërkojnë më shumë në Wembley

Pasi lojtari zgjodhi që të përfaqësonte Shqipërinë në arenën ndërkombëtare, duke u larguar nga Kosova ku kishte mbajtur shiritin e kapitenit në përfaqësuesen U21 të saj, FSHF nisi procedurat në FIFA për ndryshimin e federatës. FSHF ishte në garë me kohën, që të kishte të gatshëm lojtarin për ndeshjet e muajit mars, meqë ishte ftuar edhe nga trajneri Silvinjo si pjesë e grumbullimit.

LEXO EDHE:  Botërori 2026 / Kombëtarja nis stërvitjen për përgatitjen ndaj ndeshjeve me Anglinë dhe Andorrën!

Për fat të mirë, procedurat janë kryer me shpejtësi dhe me sa duket, pa asnjë pengesë nga pala kosovare. Kjo, pasi në një kohë shumë të shpejtë, ndryshimi i federatës është zyrtarizuar edhe nga FIFA, e cila e cilëson Brrutin tashmë një lojtar të Shqipërisë dhe i jep të drejtën që të veshë fanellën kuqezi.