Këngëtari i famshëm britanik Ed Sheeran mesa duket është gati të bëhet baba dhe këtë e ka konfirmuar menaxheri i tij.
Ylli i hitit “Antisocial” po shijon një sukses të jashtëzakonshëm me albumin e tij të fundit “No.6 Collaborations” dhe dëshiron të bëjë një shkëputje për të zgjeruar familjen e tij.
Ai dhe bashkëshortja Cherry Seaborn dëshirojnë që së shpejti të kenë një fëmijë tashmë që edhe Ed përfundoi turneun e tij botëror “Divide”.