Sport

Edhe Kosova debuton sot në Ligën e Kombeve

Aventura në Ligën e Kombeve, nis sot në orën 18:00 dhe për Përfaqësuesen e Kosovës. Skuadra e drejtuar nga Bernard Challandes, luan në Baku’ sfidën me Azerbajxhanin e vlefshme për Grupin 3 të Ligës D. Trajneri Challandes tha se luajnë për fitore e pse jo dhe për kualifikimin. Kosova nuk do të ketë Valon Berishën e Besar Halimin.