Ai sapo ka publikuar albumin e tij më të ri muzikor gjithashtu edhe filmin me të njejtin emër “Jesus is King” por nuk ka ndërmend të ndalet me kaq.
Bëhet fjalë për Kanye West i cili ka vendosur të shpëtojë një herë e mirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga keq qeverisja.
Në një intervistë të dhënë së fundmi, Kanye u shpreh se jo vetëm që do të kandidojë për president në zgjedhjet e vitit 2024 por do të fitojë dhe do t’i tregojë të gjithëve se si drejtuesit e tjerë nuk patën kapacitetin ta kuptojnë popullin e tyre kulturalisht.
Krahas kësaj, ai gjithashtu shtoi se është shumë i ndërgjegjshëm për faktin se është ‘artisti më i madh i të gjitha kohërave’.