Celebrities Music Showbiz

Kanye West performon këngët e tij/Skena madhështore, pamje brenda koncertit të këngëtarit!

Top Channel ka siguruar pamje nga koncerti i Kanye West në kryeqytet. Këngëtari nisi të performojë në orën 21:15 minuta, duke ndezur skenën. Gjatë performancës, artisti solli në repertor hitet që e kanë shoqëruar ndër vite, ndërsa publiku e shoqëroi me këngë dhe duartrokitje gjatë gjithë mbrëmjes.

Koncerti u karakterizua nga një skenografi e veçantë, efekte vizuale dhe ndriçim spektakolar, duke krijuar një eksperiencë unike për të pranishmit, teksa vëmendjen e tërhiqte skena-glob. Ndjekësit reaguan me entuziazëm ndaj performancës së reperit.

Top Channel