Aktualitet

Egje, Anija “Butrinti” shpëton 41 refugjatë

Anija shqiptare “Butrinti”, me mision në Detin Egje, shpëtoi një gomone me 41 refugjatë, mes tyre 10 fëmijë e 7 gra, 2 prej të cilave shtatëzëna. Të nisur nga brigjet e Çeshmes në Turqi për në ishullin grek Kios, emigrantët rrezikuan mbytjen.  Më pas, ata iu dorëzuan një anijeje të FRONTEX-it nga ekuipazhi i “Butrintit” që patrullon në kuadër të operacioneve të NATO-s në Egje.