Celebrities Live From Tirana

“Egli ka nevojë për terapi qetësuese…”/ Juli Ristani: Të vazhdojë të shërohet me specialistët  e shëndetit mendor, larg njerëzve toksik!

Çdo gjë që ndodh rreth e qark nesh, drejtëpërdrejtë nga kryeqyteti. Revista ditore e ndodhive brenda dhe jashtë vendit vjen e trajtuar 360 gradë nga Top Albania Radio me të ftuar në studio, lidhje direkte dhe komunikim direkt me dëgjuesit përmes rrjeteve sociale.

E ftuar sot në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharka ishte gazetarja Juli Ristani për të komentuar situatat dhe dinamikat më të fundit në “BBV4”. Lidhur me daljen e Eglit, tepër të komentuar në rrjet dhe qëndrimin e Gjestit, por edhe rikthimin e mundshëm të ish-banores, Juli tha:

Lus që Egli të ketë filluar një terapi të fortë qetësuese me njerëzit e dashur, me njerëzit jo toksik, shpresoj ti ketë vënë kryqin rrjeteve sociale. Është shumë e brishtë, e lodhur, e goditur ajo vajzë që të rifutet. Ne pamë rikthimin e Amberit nuk po ngjiste më, filloi me sjellje të agravuar. Egli duhet në mbikqyrjen dhe me specialistët  e shëndetit mendor. Të vazhdojë të shërohet. Mirëqënia e saj është mbi gjithçka.

Si do të jetë loja e Gjestit pas daljes së Eglit?

Gjesti ka hequr faktorin që i shkaktonte lodhje. Unë them që edhe më e fortë tani loja e Gjestit. Ka mbetur vetëm, është i lirë të veprojë si të dojë. E zhduku faktorin që shkaktoi konsumim të energjive. Gjesti lojërat e tij do ti vazhdjë, ka fuqi për të vazhduar. Në këndvështrimin tim bigu më i bukur… Për gjithë lojën, energjinë, elegancën, limitet që ka ditur t’i shtyjë pa i rrëzuar do doja Gjesti ta fitojë ose Rozana për ngjyrat që na ka dhënë.