Gjatë një episodi të tensionuar të spektaklit “Post Big Brother VIP Albania”, Egli ka shpërthyer me deklarata të forta, duke reaguar ndaj thashethemeve dhe shpifjeve që janë përhapur për të pas daljes nga shtëpia.
Egli komentoi rreth një deklarate të Gert Ferrës, ku aludohej se ajo kishte lënë një lidhje jashtë me një instruktor palestre.
Ajo sqaroi se Gerti, në një takim pas daljes nga BBV, i kishte thënë se ishte detyruar të thoshte këto fjalë, duke nënkuptuar se akuzat ishin të pavërteta dhe të imponuara.
Në një tjetër moment, Egli tronditi audiencën me një deklaratë të fortë:
Ledion, unë kam dëgjuar që edhe kur dola herën e parë nga Big Brother-i, është thënë që dola për të abortuar, pasi kisha ngelur shtatzënë brenda në shtëpi.
Ajo zbuloi se ishte përballur me lloj-lloj shpifjesh dhe fyerjesh, madje edhe nga persona që më vonë, në ambientet e Top Channel-it, i kishin kërkuar ndjesë duke i thënë:
Je një Diva dhe më fal për ato që thashë për ty, por ashtu na u desh të flisnim.
Me këto rrëfime të ndjera, Egli ka hedhur dritë mbi presionin dhe thashethemet që ka përjetuar, duke shprehur hapur zhgënjimin e saj ndaj mënyrës sesi disa persona janë shprehur gjatë eksperiencës së saj në Big Brother VIP.