Këngëtarja dhe ish-banorja e Big Brother VIP Albania 4, Egli Tako, ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “Top Arena”, ku ka folur hapur për hapat e parë në muzikë dhe rrugëtimin e saj artistik.
Gjatë intervistës, ajo u ndal te bashkëpunimi i saj i parë muzikor me aktorin dhe këngëtarin Olsi Bylyku, me të cilin dikur ishte edhe në një lidhje.
Egli u shpreh se ai projekt zë një vend të veçantë në karrierën e saj dhe se do ta kujtojë gjithmonë me mirënjohje.
Do flisja përgjithmonë me shumë mirënjohje dhe kënaqësi për këtë material muzikor, pasi ka qenë materiali i parë
-tha ajo.
Artistja shtoi se në muzikë jo çdo projekt arrin të prekë publikun në masën e dëshiruar.
Të gjithë artistët e dinë se jo çdo material që lansojnë arrin të prekë një masë të madhe të popullit. Ky ka qenë materiali im i parë që arriti të prekë të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës, kudo që ishin
-u shpreh Egli.
Në fund, ajo theksoi se për atë bashkëpunim dhe për Olsi Bylykun ruan vetëm mirënjohje, duke vlerësuar rëndësinë që ai projekt pati në nisjen e karrierës së saj artistike, pavarësisht historisë së tyre personale.