Aktualitet

Ekonomia në vend, BSH shprehet optimiste

Banka e Shqipërisë e konsideron optimiste situatën finaciare në vend, sa i përket objektivit për rritjen ekonomike. Guvernatori Gent Sejko thotë se po monitorohet me kujdes inflacioni. Guvernatori bëri thirrje për rritjen e fuqisë kredituese nga bankat e nivelit të dytë. Drejtuesi i Bankës së Shtetit flet për një fuqizim të lekut edhe për periudhën në vazhdim në raport me euron.