Rusia do të luajë nesër ndaj Kroacisë me synimin për t’u kualifikuar në gjysmëfinale. Ekspertët thonë se mund të kemi një përsëritje të historisë së Kupës së Botës të vitit 2002, kur ishte Koreja e Jugut, organizatore e turneut të atij viti bashkë me Japoninë. Që të dyja skuadrat vijnë pas eliminimeve në fazën e grupeve në Botërorët paraardhës; koreanët në vitin 1998, ndërsa rusët në vitin 2014. Si Koreja e Jugut, ashtu edhe Rusia, këtë vit besuan te lojtarë, që luanin në kampionatet e tyre. Tani mbetet për t’u parë nëse Rusia do të kalojë në gjysmëfinale, si Koreja e Jugut.