Aktualitet

Eksploziv makinës në Shkodër, plagoset punonjësi i Tatimeve!

Një automjet në Shkodër shpërtheu pasi i ishte vendosur lëndë plasëse. Ngjarja ndodhi sot në zonën e njohur si “Arra e Madhe”, ndërsa një person u lëndua. Mësohet se personi i plagosur është shtetasi Enea Buzukja, punonjës i Tatimeve. Shpërthimi u regjistrua sapo u ndez mjeti.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 11:35, në lagjen “Ndoc Mazi”, në momentin që shtetasi E. B. ka ndezur automjetin e tij, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse në automjet.

Si pasojë është dëmtuar shtetasi E. B., 38 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.