Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s i mbledhur sot në Tiranë, ka marrë disa vendime të rëndësishme për aktivitetet ndërkombëtare, por ka shtyrë për një afat tjetër vendimet për një çështje shumë delikate si ajo e luajtjes së ndeshjeve të kampionateve në territore jashtë kontinentit.
La Liga kërkon që Vijareal-Barcelona të luhet në Majemi ndërsa Seria A që Milan-Komo të luhet në Perth të Australisë. “Komiteti Ekzekutiv diskutoi kërkesat nga RFEF dhe FIGC për të miratuar luajtjen e një ndeshjeje të ligës vendase secila jashtë vendit të origjinës, veçanërisht jashtë territorit të UEFA-s.
LEXO EDHE: Festivali i futbollit/ Luis Figo, Aljoša Asanović & Jahmir Hyka vlerësojnë eventin & punën e FSHF!
Komiteti e pranoi atë si një çështje të rëndësishme dhe në rritje, por shprehu dëshirën për të siguruar që të ketë pikëpamjet e të gjitha palëve të interesuara para se të marrë një vendim përfundimtar. Ka shumë çështje për t’u zgjidhur dhe si organi drejtues europian, UEFA ka përgjegjësinë të marrë në konsideratë të gjithë këta faktorë. Si rezultat, sot nuk u mor asnjë vendim, por UEFA do të ndërmarrë një raund konsultimesh me të gjithë palët e interesuara në futbollin evropian – përfshirë tifozët”, shkrihej në njoftimin e UEFA-s pas mbledhjes.
Ndërkohë, u bë e ditur se ishte marrë vendimi që finalja e Ligës së Kampioneve 2027 të organizohej në Madrid në Estadio Metropolitano.
Selitë e finalet të vendosura nga UEFA si më poshtë:
Finalja e Ligës së Kampionëve 2027 – Estadio Metropolitano, Madrid, Spanjë
Finalja e Ligës së Kampionëve të Femrave 2027 – Stadiumi Kombëtar, Varshavë, Poloni
Superkupa UEFA 2026 – Salcburg, Austri
Finalja e Ligës së Kampionëve UEFA Futsal 2026 – Pezaro, Itali
EURO Futsal Under-19 UEFA 2027 – Astana, Kazakistan
EURO Futsal për Femra 2027 – Osijek, Kroaci