Sport

Çeferin zbarkon në Tiranë, në kryeqytet vendoset nesër për Ligën e Kampioneve!

Shqipëria pret nesër për herë të parë mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, i cili do të diskutojë dhe marrë disa vendime të rëndësishme për futbollin në kontinent, mes të cilave edhe vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampioneve në vitin 2027.

LEXO EDHE: Shqipëria zbret sërish në fushë pas Serbisë, miqësorja e radhës në Tiranë!

Kjo ka sjellë në Shqipëri drejtuesit më të lartë të UEFA-s, me në krye presidentin Aleksander Çeferin,  cioi ka mbërritur sot pasdite në vendin tonë, i pritur nga presidenti i FSHGF-së, Armand Duka.

“Sot pata kënaqësinë të pres në Tiranë mikun tim, Presidentin e UEFA-s, Aleksander Çeferin, i cili mbërriti në Tiranë me rastin e mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s që zhvillohet për herë të parë në Shqipëri. Një moment historik për futbollin shqiptar dhe një tjetër dëshmi e vlerësimit të UEFA-s ndaj vendit tonë. Mirë se erdhe në Tiranë, z. Çeferin!”, shkruante Duka në postimin e tij në rrjetet sociale për pritjen e kreut të UEFA-s.

LEXO EDHE: “Jemi ende në lojë për Botërorin”, Silvinjo pas fitores së Shqipërisë: Përgatitemi fort për Serbinë!

Mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s do të zhvillohet nesër, duke nisur nga ora 14:00 deri në 17:00. Përpara kësaj mbledhjeje, anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, së bashku me përfaqësues të federatave europiane, do të marrin pjesë në festivalin e futbollit për fëmijë që do të organizohet në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.