Në Elbasan, goditet një grup që falsifikonte dokumenta dhe jepte ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufijve kundrejt pagesave. Në kuadër të operacionit të koduar “Premtimi” u prangosën organizatorët, Arben Hako e Musa Rama, të dy të dënuar më parë. Ata mundësonin dërgimin e shtetasve të ndryshëm në Angli, Gjermani e të tjera vende të Europës, ndërsa merrnin nga 10 mijë deri në 16 mijë euro për person.