U kafshua nga një qen pitbull, ndërroi jetë në spital një 58-vjeçar nga Elbasani. Viktimë mbeti shtetasi Rifat Bajrami. Pavarësisht ndërhyrjeve të mjekëve, fatkeqësisht ai nuk iu mbijetoi plagëve. Ky është rasti i dytë me pasoja në Bashkinë e Elbasanit. Më herët ishte një grua që u sulmua nga qentë e rrugës, në hyrje të shkollës së Paprrit.