Kryeministri Rama u prit sot me protesta në Elbasan, ku mori pjesë në Panairin e Punës. Ato u organizuan nga të rinjtë dhe drejtues lokalë të Partisë Demokratike. Ndërkaq, Opozita akuzoi Policinë e Shtetit, se u soll si Polici Private. Sipas Kryetarit Demokrat për Elbasanin, Aurel Bylykbashi, uniformat blu shkelën ligjin e ndërhynë për të larguar protestuesit, si dhe për t’iu marrë pankartat me mbishkrimet: “Rama, Pasha i Drogës”.