Celebrities Gossip Showbiz

Eli Malaj, si kurrë më parë, rrëfen sakrificat e nënës pas ndarjes! “Ajo është heroina ime…”

Këngëtarja Eli Malaj ka hapur për herë të parë zemrën përmes një rrëfimi emocionues mbi jetën e saj dhe sfidat që ka kaluar pas ndarjes së prindërve.

Ajo ka ndarë me publikun historinë e nënës së saj, e cila, vetëm 24 vjeçe, u nda nga babai i saj dhe mori mbi supe përgjegjësinë e rritjes së dy fëmijëve.

Eli ka treguar se, pas ndarjes, babai i saj krijoi një familje të re, duke rritur dy fëmijë të tjerë, por ajo dhe vëllai i saj nuk patën mundësinë të njihnin mirë motrat e gjakut për shkak të distancës. Ajo theksoi se, pavarësisht kushteve të vështira të fëmijërisë, ka qenë gjithmonë e mbështetur nga një nënë e fortë, të cilën e përshkroi si një grua me edukatë të jashtëzakonshme dhe si “burrneshë”.

Në një intervistë të ngarkuar me emocione, këngëtarja e njohur lavdëroi nënën e saj për forcën dhe guximin që ajo tregoi duke rritur dy fëmijët pa krijuar kurrë shqetësime për ta.

Nëna ime është një hero, një grua që ka kaluar shumë, ka shitur gjak dhe është përballur me shumë sfida. Nuk e kam thënë kurrë në intervista, por ajo ka sakrifikuar shumë për ne

– shprehet Eli, duke theksuar se këto sakrifica nuk janë për t’u viktimizuar, por për të nderuar forcën e gruas.

Ajo tregon gjithashtu se nëna e saj ka kaluar përbuzje dhe fyerje nga disa anëtarë të familjes, por ka arritur të mbajë kokën lart dhe të rrisë dy fëmijët e saj me dashuri dhe devotshmëri. Për këngëtaren, nëna është gjithmonë shembulli më i madh i forcës dhe qëndrueshmërisë, duke ia dalë të përballojë të gjitha vështirësitë pa ndihmën e askujt tjetër.

Përmes këtij rrëfimi, Eli Malaj ka bërë një homazh për sakrificat e nënës së saj, duke nderuar gjithashtu të gjitha gratë që kanë kaluar dhe po kalojnë sfida të ngjashme, duke u bërë heronj të vërtetë në jetën e fëmijëve të tyre.