Film & Tv Magazine

Eliminimi i dytë brenda natës, Edisa lë shtëpinë e Big Brother pak ditë para finales!

Pas një nominimi të fortë dhe mjaft të komentuar mes Shëndritit, Edisës dhe Juelës, publiku ka marrë vendimin përfundimtar. Mes tre banorëve, ishte pikërisht Juela ajo që rezultoi më pak e votuara për të vijuar garën në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5.

Kështu, ajo i ka dhënë fund rrugëtimit të saj në këtë eksperiencë, duke lënë pas momente, debate dhe dinamika që kanë shoqëruar qëndrimin e saj në shtëpi. Ndërkohë, gara bëhet edhe më e fortë për banorët e mbetur.

Edisa dhe Shëndriti arrijnë të sigurojnë një tjetër javë në shtëpi, duke iu afruar gjithnjë e më shumë finales së madhe, e cila është tashmë më pak se dy javë larg. Tensioni rritet, strategjitë ndryshojnë dhe çdo veprim bëhet vendimtar në këtë fazë të fundit të lojës.