Këngëtari i famshëm, The Weeknd nuk ka qenë aspak dakord me nominimet e “Grammy 2021”. I zhgenjyer këngëtari i konsideroi ato “të korruptuara”. Ylli i pop-it u largua me zero nominime pavarësisht se kishte shumë suksese këtë vit.
Por një tjetër artist që e mbron atë publikisht është Elton John, i cili ka shpërndarë foton e tij në Instagram duke shkruar: “Blinding Lights, kënga e vitit dhe rekordi i vitit.”
https://www.instagram.com/p/CIBMc7FDrWI/?utm_source=ig_web_copy_link
Mesa duket shumë artistë dhe fansa të The Weeknd kanë mbetur të pakënaqur me lënien e reperit në errësirë për “Grammy 2021”. Postimi i John-s ka marrë shumë komente që mbështesin gjestin e tij.